Trendy

Në aksident trafiku humbi jetën një shofer në rrugën Gostivar – Kërçovë!

Para 2 orë

Sot rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelierik, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete: një “Peugeot”, i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari, dhe një “Opel Astra”, i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi.

Në aksident, një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e drejtuesit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63).

Trending