Policia ka privuar nga liria një 29-vjeçar nga Tetova, pasi është kapur duke drejtuar një moped pa patentë shoferi.
Rasti është regjistruar më 12 gusht rreth orës 17:55 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë.
Sipas policisë, A.I. (29) është ndaluar teksa drejtonte një moped të markës “Hamachi”, pa poseduar leje drejtimi.
Mopedi është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj 29-vjeçarit do të vijojë parashtresa përkatëse.











