Trendy

E lanë foshnjën 3-muajshe në rrugë, më pas nëna përmbysi karrocën, kallëzim penal ndaj dy personave në Tetovë

Para 2 orë

Më 14.06.2026 në Tetovë, një 42-vjeçar nga Prilepi dhe një 37-vjeçar nga një fshat i Komunës së Zhelinës janë kallëzuar penalisht nga SPB Tetovë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “neglizhimi dhe keqtrajtimi i fëmijës”.

 

Sipas policisë, 37-vjeçari, nën ndikimin e alkoolit, e ka lënë 42-vjeçaren bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugë. Më pas, gruaja e ka përmbysur karrocën, me ç’rast foshnja ka rënë në asfalt.

Trending