Trendy

Digjet Mali i Thatë, flakët arrijnë mbi fshatin Bojanë

Para 1 orë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka publikuar fotografi që shfaqin betejën e zjarrfikësve me flakët mbi fshatin Bojanë. Në ndihmë kamë ardhur ekipe nga Qyteti i Shkupit dhe zjarrfikësit e Tetovës.

Postimi i plotë:

 

Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer zjarr, i cili ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës.

 

Aktualisht jam në terren, së bashku me ekipet e angazhuara për përballimin e zjarrit.

 

Në terren po intervenojnë katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim janë angazhuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

 

Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.

 

– Muhamed Ali, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza

Trending