Trendy

Aksident i rënd trafiku në Kliqinë të Pejës: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Para 3 orë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura.

 

“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka dhënë edhe detaje tjera për rastin.

“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, është shprehur ai.

Trending