Trendy

Bastisje në një shtëpi, ja çfarë gjen policia

Para 3 orë

Policia në Prilep ka arrestuar një 47-vjeçar nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e madhe marihuane, si dhe pajisje për matjen dhe kultivimin e saj.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 18 gusht, rreth orës 01:00 pas mesnate, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Përgjithshme në Prilep kanë privuar nga liria I. Gj. (47). Kontrolli është kryer me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore në Prilep.

Në shtëpi janë gjetur 85 bimë marihuane, dy peshore digjitale, dy qese me fara kanabisi, si dhe disa paketime të ndryshme me marihuanë.

Personi është mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Trending