Trendy

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: Le të shpërndahet Kuvendi, le të caktohet data

Para 1 orë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse një gjë e tillë kërkohet nga opozita, përcjell Zyrtare.

BDI e ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit, duke deklaruar se **e kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Më në fund edhe kryeministri e ka kuptuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se vendi ka nevojë për një mandat të ri politik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë opozitare shqiptare, qeveria ka humbur legjitimitetin për të vazhduar me atë që e cilëson si “izolim evropian, degradim të marrëdhënieve ndëretnike, cenim të Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësim të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione”.

BDI kërkon që deklarata e Mickoskit të shndërrohet menjëherë në veprim, duke kërkuar përcaktimin e afatit më të shpejtë kushtetues për zgjedhjet dhe nisjen e përgatitjeve zgjedhore.

Opozita e ka dhënë përgjigjen e saj. BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje**”, përfundon reagimi i BDI-së.

Trending