Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke u renditur para vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave e Shqipërisë, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kosovë arriti në 5.43 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e dytë renditet Shqipëria me rritje prej 3.71 për qind, pasuar nga Serbia me 3.20 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 3.10 për qind.
Mali i Zi regjistroi rritje prej 2.60 për qind, ndërsa Bosnjë e Hercegovina 1.90 për qind. Mesatarja e Ballkanit Perëndimor ishte 3.30 për qind.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se rritja ekonomike në rajon ishte dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila për të njëjtën periudhë ishte 0.70 për qind.
Me rritjen prej 5.43 për qind, Kosova pozicionohet në krye të vendeve të rajonit për performancën ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2026.











