Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, ku u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendit dhe rëndësinë e decentralizimit në forcimin e institucioneve lokale. U theksua mbështetja e Austrisë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe nevoja për reforma të mëtejshme.
Në takim u fol edhe për rëndësinë e ndërtimit të besimit në një shoqëri multietnike dhe multikonfesionale. Gjithashtu, Ambasadori Pammer vlerësoi organizimin e ngjarjes me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke theksuar rëndësinë e saj për bashkëjetesën dhe kohezionin shoqëror.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve të organizatave joqeveritare të të dyja vendeve. U vlerësua se bashkëpunimi në këtë fushë mund të kontribuojë në forcimin e demokracisë, përfshirjen e të rinjve, ndërtimin e besimit dhe zhvillimin e bashkësive etnike.














