Trendy

Kryeministri norvegjez i përgjigjet studentes shqiptare: “Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë”

Para 3 orë

Kryeministrit norvegjez i përgjigjet studentes shqiptare: “Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë.” – Një gjest i vogël, por një porosi e madhe nga Oslo.

Një moment i veçantë në Oslo: studentja shqiptare nga Kosova, Dea Murseli, u fotografua së bashku me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre gjatë vizitës së tij në Universitetin e Oslo-s. Støre është kryeministër i Norvegjisë që nga viti 2021.

Dea, e lindur dhe rritur në Norvegji është studente e historisë në Universitetin e Oslos; kjo ka zgjedhur si fushë studimi historinë e kombit shqiptar në Ballkan, me theks të veçantë te figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Por ajo që e bën këtë fotografi edhe më interesante është momenti para shkrepjes së fotografisë. Dea Murseli, tregon për MekuliPress, e pyeti Kryeministrin norvegjez, Støre, nëse do ta pengonte që të formonte simbolin e shqiponjës shqiptare me duar.

Dhe Kryeministrit norvegjez i ishte përgjigjur: „Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë.“

Një përgjigje e thjeshtë, por me një mesazh të fuqishëm; respekti për identitetin dhe simbolin e tjetrit nuk duhet të jetë kurrë problem.

Ndoshta këtë qasje duhet ta mësojnë edhe disa politikanë, profesorë, analistë e gazetarë shqiptarë, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, të cilët mundohen të largojnë apo ta minimizojnë identitin, kulturën, dhe flamurin kuq e zi të shqiptarëve në Ballkan.

Trending