Trendy

Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet, çfarë po ndodh në Gjermani?

Para 1 orë

Energjia e shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesa e pasardhësve për biznesin po çojnë në shtimin numrit të mbylljeve të bizneseve dhe falimentimeve në Gjermani.

187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet. Krahasuar me vitin pararendës, ky numër u rrit me gati 10 për qind. Këto janë të dhënat e analizës së përbashkët vjetore të agjencisë së informacionit ekonomik Creditreform dhe Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim.

Sipas analizës dinamika e krizës po përhapet tashmë në të gjitha fushat, përfshirë edhe gastronominë apo sektorin e shëndetësisë. Dhe ndryshe nga vitet e mëparshme tani po e ndërpresin aktivitetin e tyre edhe kompani që, në fakt, janë ekonomikisht të shëndosha dhe të qëndrueshme.

Trending