Në “Daily Click” Bashkim Bakiu, shef i shtabit të kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari, bëri të ditur se Taravari profesionin e tij e ushtron gjatë të mërkurave, ndërkohë Memet Zhaku, shef i shtabit të kandidatit për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, bëri të ditur që Osmani gjatë të shtunave ushtron profesionin e tij si kirurg.
“Është një mjek që e zbaton dëshminë e Hipokratit se ai çdo të mërkurë gjatë gjithë kësaj periudhe ka caktuar ditë përmes së cilës kontrollin njerëzit që kanë nevojë për mjekim dhe shërim. Si politikan i suksesshëm nuk iu shmang profesionit”, tha Bakiu.
“Zotëri Osmani është kirurg të jet i suksesshëm i cili po ashtu në kohë të caktuar e ushtron veprimtarinë e tij si kirurg. Të shtunën kryesisht mund t’i merrni të gjitha raportet”, tha Zhaku.