Trendy

Mexhiti: VLEN e mban fjalën, në Spitalin Klinik të Tetovës ndamë 109 vendime pune

Para 2 orë

Bashkëkryetari I VLEN-it, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në Tetovë kur u ndanë 109 vendime për të punësuarit në spital. Mexhiti deklaroi se sot, në Spitalin Klinik të Tetovës, ndamë 109 vendime pune për kuadrin që tashmë ka qenë i angazhuar në këtë institucion dhe që sot për herë të parë mori vendimet e punës. Bashkë me 36 vendimet e ndara më herët, 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës.

“VLEN e mban fjalën! Sot, në Spitalin Klinik të Tetovës, ndamë 109 vendime pune për kuadrin që tashmë ka qenë i angazhuar në këtë institucion dhe që sot për herë të parë mori vendimet e punës. Bashkë me 36 vendimet e ndara më herët, 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës. Bashkë me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuam një pjesë të stafit, të cilët prej kohësh kanë qenë në shërbim të këtij institucioni, ndërsa sot për herë të parë morën vendimet e tyre të punës”, ka shkruar Mexhiti.

Ai tutje thotë se gjatë shtatorit pritet të happen edhe vende të reja të punës.

“Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohen profileve mjekësore, si mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit. Në kuadër të këtij procesi përfshihen gjithashtu 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë. Por nuk do të ndalemi këtu. Gjatë muajit shtator pritet të hapen edhe vende të reja pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe administratë. Po punojmë që Spitali Klinik i Tetovës të ketë kuadrin që i nevojitet dhe qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë. Sepse ne e mbajmë fjalën”, ka përfunduar Mexhiti.

Trending