Trendy

Autostrada Gostivar–Tetovë, segmenti i parë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm

Para 3 orë

Autostrada Gostivar–Tetovë pritet të shënojë zhvillime konkrete gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa përfundimi i plotë i këtij segmenti të Korridorit 8 është planifikuar për vitin 2029.

Sipas ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, kilometrat e parë të autostradës Gostivar–Tetovë pritet të jenë të përfunduar vitin e ardhshëm, ndërsa i gjithë segmenti duhet të përfundojë deri në vitin 2029.

Paralelisht, po zhvillohet edhe segmenti tjetër i rëndësishëm i Korridorit 8, Gostivar–Bukojçan, i cili gjithashtu pritet të përfundojë në vitin 2029, ndërsa sipas ministrit po pritet edhe vendimi për pjesën nga Bukojçani në Kërçovë.

Trending