Trendy

Zekolli Shaqiri: Vendosja e gurëthemelit një moment historik dhe një hap i madh për vendin!

Para 2 orë

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot së bashku me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në prani të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti morri pjesë në vendosjen e gurëthemelit të autostradës Shkup-Bllacë duke shënuar se ky gurëthemel është një moment historik dhe një hap i madh për vendin.

Postimi i plotë i zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri:

Një moment historik dhe një hap i madh për vendin!

Sot vendosëm gurthemelin e fazës përfundimtare dhe të shumëpritur të autostradës Shkup–Bllacë. Me ndërtimin e 10.5 kilometrave të fazës së dytë, po bëjmë hapin final drejt përfundimit të plotë të autostradës dhe një investim strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.

Vendosëm bazat e një lidhjeje më të shpejtë, më të sigurt dhe më të fortë drejt Kosovës dhe rajonit. Tani fillon puna për ta përfunduar atë që u prit kaq gjatë.

Urime për këtë ditë historike!

Urime Shkup-Bllacë!

Trending