Trendy

Masakër në Montana, vriten 8 anëtarë të një familje

Para 2 orë

Një tragjedi e rëndë ka tronditur shtetin e Montanës në Shtetet e Bashkuara, ku tetë anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre katër fëmijë, u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, në një banesë në periferi të Billings, ku familja ishte mbledhur për darkë.

Sipas autoriteteve dhe dëshmive të të afërmve, autori i dyshuar ishte Alan Smith, 44 vjeç. Ai dyshohet se qëlloi për vdekje gjyshen, prindërit, motrën e tij dhe katër fëmijë, përpara se t’i vinte flakën banesës.

Viktimat i përkisnin katër brezave të së njëjtës familje. Mes tyre ishte një grua në të 90-at, e cila përdorte karrocë me rrota, ndërsa viktima më e vogël ishte një vajzë vetëm 7 vjeçe.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, efektivët dëgjuan të shtëna që vinin nga pjesa e pasme e shtëpisë. Pak më vonë, banesa u përfshi nga flakët.

Autoritetet konfirmuan më pas se tetë persona kishin humbur jetën.

Edhe 44-vjeçari i dyshuar si autor i masakrës pësoi një plagë me armë zjarri, që sipas autoriteteve ishte e vetëshkaktuar. Ai ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve.

Motivi i sulmit nuk është bërë i ditur në informacionet e deritanishme, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Trending