Trendy

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

Para 2 orë

Autostrada Shkup–Bllacë po merr një dimension të rëndësishëm edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Krahas SHA “Granit” si kompani vendore, në tenderin për ndërtimin e kësaj autostrade ka marrë pjesë edhe GENER2, si një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit nga Shqipëria.

GENER2 do të angazhohet në një nga pjesët më komplekse të projektit – ndërtimin e urave dhe tuneleve.

Bëhet fjalë për një segment me kërkesa të larta teknike, që përfshin gjithsej 5 tunele, 8 ura dhe 11 nënkalime.

Faza e dytë e ndërtimit të autostradës u promovua dje nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti dhe bashkëkryetarët e VELN-it, Izet Mexhiti e Bilall Kasami, projekt i cili kap vlerën prej 198 milionë euro.

Pjesëmarrja e një kompanie të madhe shqiptare në këtë projekt e forcon edhe më tej dimensionin rajonal të autostradës Shkup–Bllacë e cila pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Nga një projekt i zvarritur për vite, autostrada Shkup–Bllacë tashmë po kalon në fazën konkrete të realizimit, me kompani të mëdha të përfshira dhe me punime në terren.

Trending