Trendy

Panduri: Ja kush ishte Maliq Sheholli, babai i Fatmir Shehollit që u vra në vitin 1997

Para 2 orë

Ermal Panduri publikon të dhëna për vrasjen e Maliq Shehollit në vitin 1997

Gazetari Ermal Panduri ka publikuar një postim në të cilin rikthen në vëmendje vrasjen e Maliq Shehollit, babait të Fatmir Shehollit, e ndodhur më 9 janar të vitit 1997, përcjell tetova1

Panduri në postimin e tij i referohet një komunikate të UÇK-së të publikuar më 12 janar 1997, në të cilën kjo organizatë kishte marrë përsipër vrasjen e Shehollit dhe të Fadil Bellopojës. Sipas komunikatës së cituar nga gazetari, të dy personat dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin e atëhershëm serb në Kosovë.

Panduri ka publikuar edhe përmbajtjen e komunikatës dhe të dhëna të tjera që lidhen me rastin.

Postimi i plotë i Pandurit:

“Ky është Maliq Sheholli, babai i Fatmir Shehollit, i cili u vra më 9 janar të vitit 1997

Vrasjen e tij e mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar më 12 janar të atij viti.

Në komunikatën numër 28 të lëshuar nga UÇK-ja, bëhej e ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte arritur të vriste dy shqiptarë. Të dy dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin e dhunshëm të Millosheviqit.

Vrasja e parë ishte kryer më 26 dhjetor të vitit 1996. Cak i sulmit ishte Fadil Bellopoja.

Ndërsa, vrasja e dytë ishte kryer më 9 janar, sipas UÇK-së. Viktimë ishte Maliq Sheholli.

“Më 26 dhjetor 1996 dhe më 9 janar 1997 në zonën operative numër 1 njësitë tona të armatosura kryen dy atentate kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit serb në Kosovë”, thuhej në komunikatën e lëshuar më 12 janar 1997.

Në komunikatën nr. 28 të UÇK-së, Sheholli përshkruhej si “bashkëpunëtor i vjetër i UDB-së” dhe pjesëmarrës në varrimin e antishqiptarit dhe kriminelit serb Millosh Nikoliq”, përfundon Panduri./tetova1.mk

Trending