Pas reagimit të një banori nga fshati Llacë, i cili pretendon se falja e xhenazes së nënës së tij nuk ishte lejuar me sargofagun e mbuluar me flamurin kombëtar, ka reaguar Xhamia e fshatit Llacë, përcjell tetova1
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, nga xhamia i janë përgjigjur debatit të krijuar lidhur me ceremoninë e varrimit, duke thënë se fotografitë janë të mjaftueshme për të sqaruar atë që, sipas tyre, është raportuar në media.
Nga Xhamia e fshatit Llacë kanë paralajmëruar edhe një video-prononcim, përmes të cilit thonë se do të japin sqarime hap pas hapi dhe do të paraqesin versionin e tyre për ngjarjen.
Reagimi i plotë i Xhamisë së fshatit Llacë:
“ME U TRAZU GJITH UNIVERZI NE NUK LUAJM LOJËN E GRUPIT TË DEÇANIT.
Mjaftojn këto foto për sqarimin e gjith asaj që u bë buj në medja për punën e varimit….
Do ju sjellim video prononcim hap mbas hapi për ti demaskuar qafirët dhe për te dal në pah e vërteta”, përfundojnë nga Xhamia e fshatit Llacë./tetova1.mk












