Një grua 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica është ndaluar nga policia pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës ka sulmuar vjehrrën e saj dhe ka hedhur një thikë drejt vjehrrit, pas së cilës edhe ai e ka goditur atë me një send të fortë.
Sipas denoncimit, incidentit i ka paraprirë një debat mes gruas dhe bashkëshortit të saj.
Ajo fillimisht ka sulmuar fizikisht vjehrrën, e më pas ka hedhur thikën drejt vjehrrit duke e goditur në këmbë. Pas kësaj, vjehrri e ka goditur atë me një send të fortë.
Policia e ka ndaluar gruan mbrëmë në orën 21:35. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.











