Dinkçi kishte mundësinë të vazhdonte rrugëtimin e tij në një tjetër ambient, por në këtë moment ai ka vendosur të vendosë dashurinë dhe mbështetjen për partneren përpara interesave profesionale.
Në një sport ku kontratat dhe milionat shpesh janë në qendër të vëmendjes, Eren Dinkçi ka zgjedhur diçka tjetër, të jetë pranë njeriut që do në një nga momentet më të vështira të jetës së saj.
Futbollisti 25-vjeçar ka vendosur të rikthehet te Werder Bremen, në huazim nga Freiburgu, për të qenë më pranë partneres së tij, Cinja, e cila po përballet me leucemi limfoblastike akute. Një zgjedhje që vjen në mes të karrierës së tij dhe që i jep një tjetër kuptim fjalës sakrificë.
Dinkçi kishte mundësinë të vazhdonte rrugëtimin e tij në një tjetër ambient, por në këtë moment ai ka vendosur të vendosë dashurinë dhe mbështetjen për partneren përpara interesave profesionale. Rikthimi në Bremen i jep mundësinë të jetë më afër saj dhe ta shoqërojë gjatë trajtimit.
Historia e tyre është bërë e njohur edhe përtej futbollit. Pas diagnostikimit të Cinja-s, janë zhvilluar fushata për gjetjen e dhuruesve të qelizave staminale dhe mijëra njerëz janë sensibilizuar për rastin.
Një video ku Dinkçi i pret flokët partneres së tij gjatë trajtimit ka prekur mijëra persona në rrjetet sociale. Në vend të fjalëve të mëdha, ajo pamje tregoi thjesht një njeri që qëndron pranë personit të zemrës.
Futbolli do të vazhdojë për Dinkçin, por këtë herë ai ka zgjedhur të jetë aty ku ka më shumë nevojë për të. Dhe kjo, përtej çdo kontrate apo page, është ndoshta fitorja e tij më e rëndësishme.











