Trendy

Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

Para 19 minuta

Dy vëllezër janë sulmuar fizikisht në lagjen „Igo Trichkoviq“ – njëri ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa policia ka arrestuar një nga të dyshuarit

Një përleshje e dhunshme ka tronditur mbrëmjen e së dielës Kumanovën, ku dy vëllezër janë sulmuar fizikisht nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen „Igo Trichkoviq“, ndërsa pas incidentit njëri prej vëllezërve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, në lidhje me rastin, rreth orës 22:00, policia ka privuar nga liria M.J. (34), nga një fshat i Kumanovës.

Dyshohet se ai, së bashku me J.S., O.A. dhe N.N., të gjithë nga fshati Tërmecë i Kumanovës, kanë sulmuar fizikisht dy vëllezërit V.C. (32) dhe S.C.

Pas sulmit, S.C. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa tek vëllai i tij, V.C., janë konstatuar lëndime trupore.

Ekip i SPB Kumanovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa policia thotë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Hetimi pritet të përcaktojë rrethanat e përplasjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Trending