Trendy

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Para 46 minuta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer sulme ndaj dy raketahedhësve iranianë në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Iranit, nga sulmi mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Në kundërpërgjigje, Irani pretendoi se goditi me raketa balistike dy baza amerikane në Jordani.Autoritetet jordaneze thanë se kanë rrëzuar tetë raketa, raporton BBC, transmeton Klankosova.

Teherani raportoi gjithashtu për një sulm me dron ndaj një baze në Emiratet e Bashkuara Arabe, pretendim që Abu Dhabi e mohoi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi se ShBA-ja do të “godiste fort” në rast të një kundërpërgjigjeje të mëtejshme nga Irani.

Trending