Showbiz

Petrovci: Dy veta më shanë tuj hy në barnatore, nuk u afruan se i kisha rrehë – unë jam i fortë

April 3, 2024, 01:04

Aktori Enver Petrovci, ka thënë se i janë de-konteksutalizuar deklaratat e bujshme rreth ish-ushtarëve të UÇK-së që u bënë politikanë.

“Më kanë prekë aty ku jam i ndjeshëm. E kanë përzi me qëllim, i kanë përzi ushtarët e UÇK-së, që kam respekt të madh për ta dhe ish-ushtarët, ish-zotnijtë që kanë hy në politikë.

Ti zotni kur hyn në politikë, duhet me qenë i gatshëm me të kritiku dikush.

Duhet me qenë i gatshëm edhe me u përgjigjë”, thotë ai.

Ai thotë se ia ka kërkuar RTK-së materialin e plotë, por se televizioni publik nu kia dha.

“Por, ushtarët që kanë shku me luftu, e kanë kry obligimin e vetë, janë kthy nëpër zanatet e veta, shumica mos të flas, kanë vdekë, kanë mbetë invalid, por të tjerët janë kthy në punët e veta.

Materialin e kanë shkëputë, nuk po them që e kanë bë me qëllim, unë ia kam kërku materialin RTK-së, nuk ma kanë dhanë. Thanë: është pronë e RTK-së, nuk ma kanë dhanë.

50% e atyre që më kanë kontaktu, kanë qenë ish-ushtarë të UÇK-së dhe më kanë përkrahë”, thotë Petrovci.

Ai ka thënë se pas këtij rasti, është kërcënuar në një moment, që siç rrëfen në një emision televiziv shqiptar, e thirrën teksa aktori ‘po hynte në barnatore’

“Më kanë gjujtë tuj ecë ma kanë gjujtë kerrin me diçka të madhe, tuj hy në barnatore dy veta më shanë, unë nuk hyna në barnatore, u ktheva, cka po doni ju?

Ejani këtu, afrohuni. Nuk guxunë me u afru, se t’ishin afru, isha rrehë me ta, i kisha rrehë normalisht, se unë jam i fortë. Ose më kishin rrehë. Po s’ka rëndësi ajo”, tha ai.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_2742
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
IMG_8686
Tetovarja shkakton aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes
IMG_8684
Mexhiti: Menaxhimi ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake Saubermaher, model për të gjitha komunat
IMG_8639
Imërlije Saliu: Pa përfshirjen e pjestarëve të UÇK-së, ligji i branitellave nuk kalon
IMG_8679
Mickoski: BDI-së nuk i intereson gjuha, por fshehja e krimit
IMG_8672
Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se për Ramazan është vjedhur në Xhaminë e “Mustafë Pasha” në Shkup