Trendy

Talenti nga Tearca drejt Ligës së Parë, Andi Demiri transferohet te FC Struga

Para 2 orë

Futbollisti i ri me prejardhje nga Tearca, Andi Demiri, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. I lindur dhe i rritur në Francë, Demiri është transferuar nga akademia e klubit të njohur francez Lille OSC te FC Struga Trim & Lum, skuadër që garon në Ligën e Parë Profesionale të Maqedonisë së Veriut.

Demiri, i cili ka spikatur me talentin dhe përkushtimin e tij që në moshë të re, tashmë do të ketë mundësinë të zhvillohet në një nivel më të lartë të futbollit dhe të përfaqësojë ngjyrat e klubit strugan.

Transferimi i tij është pritur me krenari të veçantë nga familja, miqtë dhe bashkëvendësit e tij në Tearcë, duke qenë një tjetër dëshmi se talentet nga kjo zonë po bëjnë hapa të rëndësishëm në skenën sportive.

Nga Franca drejt Maqedonisë së Veriut – Andi Demiri nis një kapitull të ri në karrierën e tij. 🇫🇷➡️🇲🇰⚽️

Suksese Andi! Tearca krenohet me ty! ❤️

Trending