Pamjet e plota të përleshjes mes Jozit dhe Edit janë publikuar në rrjetet sociale, duke zbuluar rrjedhën e ngjarjes që nga momentet e para.
Videoja, e cila zgjat rreth dy minuta e 50 sekonda, nis me Jozin duke u kërkuar personave të pranishëm që ta filmojnë ngjarjen.
Në vazhdim, Edi shihet duke e ndalur veturën, pasi Jozi dhe disa persona të tjerë i dalin përpara. Pranë tyre vërehet edhe një person duke mbajtur një tabelë policore me mbishkrimin “STOP”.
Situata përshkallëzohet në një përballje të drejtpërdrejtë, gjatë së cilës Jozi i kërkon llogari Edit për deklaratat dhe fyerjet e bëra më herët ndaj tij në rrjetet sociale.










