Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, duke marrë 44.5% të votave, sipas projeksioneve.
Rezultati përbën një rekord për AfD-në në zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021, partia kishte marrë 20.8% të votave.
Me këtë rezultat, AfD bëhet forca më e madhe politike në parlamentin e landit, ndërsa në vendin e dytë renditet CDU-ja e kryeministrit Sven Schulze me 18.5% të votave, një rënie e fortë krahasuar me 37.1% që kishte marrë në vitin 2021.
Fitorja e AfD-së ka shkaktuar shqetësim të madh në Gjermani dhe në Evropë. Nëse partia do të arrinte të qeveriste e vetme, kjo do të shënonte qeverinë e parë të ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945.
Megjithatë, krijimi i një qeverie nga AfD-ja mbetet i pasigurt, pasi partitë e tjera deri tani kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Kreu i CDU-së, Sven Schulze, ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD-në për rezultatin.
Zgjedhjet janë karakterizuar edhe nga një pjesëmarrje rekord, që ka arritur në rreth 80%. (A2 Televizion)











