Këngëtari 48-vjeçar, Aziz Murati i hospitalizuar si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, bëjnë të ditur për Kanal 5 nga Spitali i Qytetit, përcjell tetova1
Po ashtu, mjekët njoftojnë se pacienti pritet t’i i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjike.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë me dije se dje, rreth orës 01:50 të mëngjesit, Spitali “Shën Naumi i Ohrit” ka denoncuar në SPB Shkup se pranë këtij institucioni është sjellë për ndihmë mjekësore shtetasi A.M. nga Shkupi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në hyrje të Haraçinës, ku një njohës i tij, i shoqëruar nga një person tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij nga një automjet në lëvizje. MPB njofton se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tetova1.mk











