Trendy

Bashkëshortët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë në familje

Para 1 javë

Një grindje familjare në lagjen Bit Pazar të Shkupit ka përfunduar me denoncime të ndërsjella në polici, pasi bashkëshortët që ndodhen në procedurë divorci u akuzuan për sulm fizik.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 19:40 zyrtarë policorë nga SPB Shkupi zhvilluan bisedë zyrtare me një 50-vjeçar nga Shkupi.

Më parë ishte denoncuar se rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, ai kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 38-vjeçare, me të cilën është në procedurë divorci.

Nga ana tjetër, 50-vjeçari denoncoi se edhe ai ishte sulmuar fizikisht nga gruaja, duke thënë se ajo kishte hedhur objekte të ndryshme drejt tij.

Policia po ndërmerr masa për sqarimin e plotë dhe përcaktimin e rrethanave të rastit.

Trending