Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), dega në Bërvenicë, ka bërë të ditur kandidaturën e Jovica Radeskit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti, përcjell tetova1
Nga LSDM-ja e përshkruajnë Radeskin si një person të ndershëm dhe punëtor, i cili, sipas tyre, është çdo ditë në kontakt me qytetarët, në çdo fshat dhe në çdo shtëpi të Komunës së Bërvenicës.
Radeski aktualisht është këshilltar komunal dhe bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë të LSDM-së. Sipas partisë, përvoja e tij në këshillin komunal i mundëson që nga afër të njohë problemet dhe nevojat e qytetarëve.
“Jovica Radeski është i gatshëm me zgjidhje konkrete për ndryshime për më mirë, për të gjithë qytetarët e Komunës së Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, dega Bërvenicë./tetova1.mk











