Trendy

Panik në bordin e Boeing 737 në Iran, pjesë të tavanit bien mbi pasagjerët pas ngritjes së avionit (Video)

Para 2 orë

Momente paniku janë regjistruar në bordin e një Boeing 737 të kompanisë ajrore Sepehran Airlines në Iran, pasi një defekt i ndodhur menjëherë pas ngritjes shkaktoi dëmtime në pjesën e brendshme të avionit.

Sipas mediave lokale, problemi dyshohet se lidhej me motorin dhe mund të jetë shkaktuar nga dëmtimi i një rrote.

Pamjet e publikuara nga brenda avionit tregojnë momentet e frikës mes pasagjerëve. Në video shihen pjesë të tavanit të kabinës duke u shkëputur dhe duke rënë mbi pasagjerët, ndërsa gjatë incidentit janë hapur edhe disa nga dollapët e bagazheve.

Në pamjet e publikuara dëgjohen gjithashtu britmat e pasagjerëve, të alarmuar nga situata e krijuar gjatë fluturimit.

Pavarësisht incidentit, ekuipazhi arriti ta rikthejë avionin në aeroportin e Mashhadit, ku Boeing 737 kreu një ulje emergjente.

Deri në publikimin e këtyre të dhënave, nuk janë raportuar detaje të mëtejshme për gjendjen e pasagjerëve dhe nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar.

Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e incidentit dhe të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar dëmtimin e avionit menjëherë pas ngritjes.

VIDEO

Trending