Trendy

Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike

Para 1 orë

Ilire Dauti ka përmbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të rrugëtimit të saj akademik, duke mbrojtur doktoraturën, shkruan AlbanianEducation.net.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dauti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit emocionet e kësaj dite të veçantë dhe mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

 

Ajo ka shkruar se doktoratura mund të ishte përfunduar edhe më herët, por arsyet që e kanë shtyrë deri në këtë ditë i kujton me kënaqësi.

 

Megjithatë, kjo ditë për të kishte edhe një dimension të veçantë emocional. Dauti ka theksuar se disa nga njerëzit më meritorë për rrugëtimin e saj nuk ishin fizikisht të pranishëm në momentin e mbrojtjes.

 

Në mesin e tyre, ajo i është drejtuar veçanërisht babait të saj me një mesazh të shkurtër, por tejet domethënës: “Babë, u kry!”

 

Kujtojmë se Ilire Dauti është deputete e Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trending