Trendy

Bitcoin tejkalon 81.000 dollarë, shënon rritje të fuqishme brenda ditës

Para 2 orë

Bitcoin ka shënuar rritje të fuqishme gjatë së shtunës, duke tejkaluar nivelin prej 81 mijë dollarësh, përcjell KosovaPress.

 

Kriptovaluta më e madhe në botë tregtohej rreth 81 mijë e 242 dollarë në kohën e raportimit. Çmimi ishte rritur mbi 4 për qind brenda ditës. Gjatë tregtimit, Bitcoin arriti deri në 81 mijë e 618 dollarë. Niveli më i ulët ditor ishte rreth 77 mijë e 936 dollarë.

Sipas The Wall Steet Journal rritja është nxitur nga zhvillimet rregullatore dhe rikthimi i interesimit të investitorëve institucionalë. Sipas të dhënave të cituara nga kjo media, fondet e tregtueshme të Bitcoin regjistruan rreth 160 milionë dollarë hyrje të reja të enjten. Kjo ndërpreu një periudhë dyditore të tërheqjes së kapitalit.

Trending