Trendy
Screenshot

Babai luftoi me pushkë, vajza “lufton” me shkollim! Krenarja e bën krenar babain dëshmor, Ilaz Kodra!

Para 2 orë

Krenare Kodra, vajzën e heroit dhe dëshmorit Ilaz Kodra, përfundoi me sukses provimin e Jurisprudencës.

Krenarja po e vazhdon rrugën e babait të saj por në një mënyrë tjetër: jo më në frontin e luftës për liri, por në rrugën profesionale të ndërtimit dhe forcimit të shtetit, transmeton Lideri.mk.

Është krenari për familjen Kodra dhe për të gjithë ne bashkëluftëtarët e Ilazit, që Krenarja sot, përmes dijes, punës dhe angazhimit, do ta japë kontributin e saj në zhvillimin e shtetit të së drejtës, për të cilin Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë dhanë më të shtrenjtën e tyre.

Trending