Trendy

Flamuri gjigant i UÇK-së shpaloset në shesh, nis grumbullimi i protestuesve

Para 2 orë

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para protestës së paralajmëruar për orën 21:00 kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në shesh është vendosur një flamur i madh kombëtar me stemën e UÇK-së, ndërsa nga turma janë dëgjuar brohoritjet “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”.

Në mesin e pjesëmarrësve ka qytetarë të moshave të ndryshme, të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Ndërkohë, për shkak të numrit të madh të qytetarëve, disa rrugë në qendër të Prishtinës kanë filluar të bllokohen. Turma vazhdon të rritet.

Trending