Trendy

Edhe një person ka humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor, 11 pacientët janë në Klinikën Infektive

Para 2 orë

Kumanovari 66 vjeçar, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese është rasti i fundit i vdekjes me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana sot në një deklaratë për media tha se pacienti 66 vjeçar ka qenë 28 ditë i hospitalizuar në këtë klinikë. Ka qenë me pamje klinike më të rëndë.

Drejtori informoi se deri më tani janë shtruar në spital 66 pacientë, aktualisht 11 janë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive, nga të cilët një person ka një pamje klinike më të rëndë.

“Pranimi i fundit i një personi me ethe të Nilit Perëndimor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive ishte më 19 shtator, këtë fundjavë”, iu përgjigj drejtori pyetjes së një gazetari.

” “

Ky është personi i nëntë që ka ndërruar jetë nga virusi i etheve të Nilit Perëndimor në vend.

Trending