Trendy

Lirohet nga policia e Maqedonisë ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Para 1 orë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, njofton se është liruar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut pak orë pas arrestimit të tij në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Ai ka falënderuar policinë për korrektësinë dhe profesionalizmin.

Postimi i tij i plotë:

Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.

Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!

Trending