Trendy

Hristijan Mickoski dhe Daut Memishi nesër hapin zyrtarisht çerdhen “Foleja” në Përshefcë

Para 11 orë

Nesër, në ora 11:00, në Përshefcë të Komunës së Tearcës do të bëhet hapja zyrtare e çerdhes “Foleja”, një projekt i rëndësishëm për fëmijët dhe familjet e kësaj komune. Në ceremoninë e hapjes pritet të marrë pjesë delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Michael Rokas, ndërsa në ceremoni do të jetë edhe kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, njofton Tema.mk.

Çerdhja “Foleja” në Përshefcë është prezantuar si çerdhja e parë shtetërore në këtë rajon, duke krijuar mundësi të reja për kujdesin dhe edukimin parashkollor të fëmijëve.Hapja zyrtare vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje, procedurash dhe përgatitjesh, ndërsa nga 1 tetori fëmijët e Komunës së Tearcës kanë nisur tashmë të frekuentojnë ambientet e reja të çerdhes.

Ceremonia e nesërme pritet të shënojë zyrtarisht funksionalizimin e këtij institucioni parashkollor dhe të mbledhë në Përshefcë përfaqësues të institucioneve, prindër, fëmijë dhe qytetarë./Tema.mk/

Trending