Bashkëkryetari i partisë, VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese të kandidatit për Bërvenicën, tha se kjo komunë do të jetë komuna e 11 e VLEN-it.
Ai tha se ata nuk vijnë me premtime boshe por me projekte të realizuara dhe me model të të qeverisjes e cila flet për përkushtim.
“Ne shohim se ata janë dorëzuar se nuk mund të mundin VLEN-in e bashkuar, shpresat e tyre e vetme është përcarja e VLEN-it, sepse përçarësit nuk dinë ndryshe, Por sonte nga Çellopeku kam një lajm të keq për ata dhe lajm të mirë për gjithë shqiptarët: VLEN-i është i bashkuar i konsoliduar dhe unik, të gjithë pas Jakupit në Bërvenicë, të gjithë në krye të përgjegjësisë për përfaqësimin e shqiptarëve”, deklaroi Kasami.
Ai tha se ky tren nuk ndalen dhe shqiptarët nuk kthehen më prapa.
“Ora e zhvillimit erdhi edhe për Bërvenicën”, shtoi më tej Kasami, përcjell Alfax.mk











