Maqedoni

Mes politikës dhe personales, Taravari tregon gjithçka rreth familjes, garës dhe karrierës

Autori

Autori

Portali Tetova

April 9, 2024, 02:04

Në kulmin e fushatës kemi diskutuar me Arben Taravarin për gjëra jo aq politike… për familjen, gëzimet, hidhërimet dhe arritjet.

Kandidati për president nga radhët e opozitës VLEN, Arben Taravari tregon për Telegrafi Maqedoni se kur do të dorëhiqet nga politika dhe kush e fiton garën me Bujar Osmanin.

Cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale, mes jush dhe kundërkandidatit Osmani?

Kjo pyetje është me kontekst të lartë subjektiv sepse unë jam pjesë e garës, por duke u përpjekur të jem sa më objektiv besoj se do ta fitoj dukshëm z.Osmanin.

Po tek pala maqedone, mes kandidatëve Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska?

Do të jem politikisht korrekt dhe do të them se është në vullnetin e votuesit maqedonas i cili ka ditur gjithnjë të ndajë votën presidenciale nga ajo parlamentar

Për karrierën tuaj, sa është e rëndësishme fitorja?

Për karrierën time nuk ka asnjë rëndësi. Madje është hera e parë që ju me pyetjen tuaj më çoni ta mendoj dhe në këtë kontekst.

Aksionet politike aktuale janë misione historike dhe jo qëllime profesionale.

Kur jemi te karriera juaj, kur mendoni se do të largoheni nga politika?

Pavarsisht se presidenti Biden ka vendosur standarte të reja të moshës në poste dhe vendimarrje, unë jam një neurolog i dashuruar me profesionin tim dhe në momentin e parë që ndryshimi i sistemit vendoset në binarë, do të tërhiqem nga politika aktive për t’u kthyer në profesionin tim të mjekut.

Na tregoni momentin më të mirë në jetën personale dhe profesionale?

Kur më lindën fëmijët, kurse profesionalisht, duke qënë mjek kam shumë…sa herë që kam shpëtuar jetën e dikujt.

Po momenti më i keq?

Ndarja e babës nga jeta.

Nëse do të shkruanit një libër për karrierën tuaj politike, si do ta titullonit?

Nëse do, mundesh!

Nëse do të kishe mundësi të takoje Arbenin e para 20 viteve, si do të ja përshkruanit me një fjali këtë rrugëtim deri tani?

Sfidë e gjatë, por, ja vlejti!

Nëse do të ishte dhënë mundësia të jeni kryeministër në Maqedoni në qeverinë e ardhshme, cilat do të ishin tre gjërat që do t’i ndryshonit në 100 ditët e para?

Librat e shkollës, favorizimin e biznesit, rritjen e pagave

Me LSDM apo me VMRO-DPMNE-në në qeverinë e ardhshme? Cilën do ta preferonit si partner koalicioni?

Shteti i mirë nuk është çështje preferencash, është çështje objektive, ndaj do të bashkëpunoja me ata që e duan të mirën e këtij vendi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA