Trendy

Kurti u drejtohet gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën

Para 4 orë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka propozuar emrat e Glauk Konjufcës e Feride Rushitin, ka bërë thirrje edhe për gazetarët që kanë përcjellë konferencën e tij.

Ai u ka thënë gazetarëve që të mos i thërrasin Konjufcën e Rushitin, por sipas tij, ata duhet ta thërrasin kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të marrë qëndrimin e tij për propozimet e dy kandidatëve të rinj për president.

“Pas kësaj konference mos i thirrni Glaukun e Feriden, por ta pyesni Bedri Hamzën se çka mendon për propozimin tonë. Mandej me Glaukun e Feriden flas unë. Ju flsini me Bedri Hamzën se s’po mundem ta takoj. Unë ju besoj juve si ndërmjetësues”, ka thënë Kurti.

Trending