Trendy

“Nuk shoh dot babain tim në sy, reagon këngëtarja që doli në video, kercënon Adi Hilën

Para 17 orë

Blerina Matraku ka reaguar sërish pas publikimit në internet të pamjeve intime ku ajo shfaqet së bashku me kompozitorin Ardian Hila, duke folur për pasojat që kjo ngjarje, sipas saj, ka shkaktuar në jetën personale dhe profesionale.

REAGIMI I PLOTË

Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, “dinjitetin”, ky është KRIM.

Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, (për të cilën thoje “jam i divorcuar”), lotët e vajzave të tua (ju lutem, më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri).

Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarëdimensional.

Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror. Jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtura, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar), kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë, rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës… SOS.

Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur…

Shteti im i dashur, çështja ka marrë përmasa dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt.

Ju lutem, ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po goditen njerëz të pafajshëm. Familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar. Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore.

Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjikeee.

Trending