Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka zhvilluar takime me fermerë nga Çellopeku dhe Gurgurica, përcjell tetova1
Huseini bëri të ditur se gjatë takimeve me fermerët Neshat Limani dhe Nexhadi Shahini nga Çellopeku, si dhe Mevludin Aliti nga Gurgurica, është diskutuar për punën e tyre, sfidat dhe nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë bujqësore.
Sipas Huseinit, është dhënë zotimi se fermerët e Bërvenicës do të kenë mbështetjen e administratës komunale dhe të pushtetit qendror.
Postimi i plotë:
“Sot, së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, takuam fermerët Neshat Limani dhe Nexhadi Shahini ngaa Çellopeku si dhe Mevludin Aliti nga Gurgurica.
Biseduam nga afër për punën e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe nevojat që kanë për ta zhvilluar më tej veprimtarinë bujqësore.
U zotuam se fermerët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e administratës komunale dhe të pushtetit qendror, me qëllim që puna e tyre të ketë më shumë mundësi për zhvillim dhe përfitim.
Çellopeku dhe çdo vendbanim i Bërvenicës do të kenë një komunë që i dëgjon njerëzit dhe punon për nevojat e tyre”, ka përfunduar Huseini./tetova1.mk












