Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si joserioze për vendin deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se për çështjen e Presidentit duhet të ketë marrëveshje.
Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë, por ka kundërshtuar që Presidenti të zgjidhet pa një marrëveshje paraprake mes subjekteve politike.
“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.











