Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se propozimi i LVV-së për presidente, Feride Rushiti, është pjesë e Vetëvendosjes.
Sipas tij, nuk e di se e njëjta a e ka librezën e partisë apo jo, mirëpo është pjesë e LVV-së.
Hamza: Feride Rushiti është Vetëvendosje, s’di a ka librezë apo jo
“Nuk e di a ka librezën apo jo, mendoj se është Vetëvendosje. Nuk e di a ka librezë, ndoshta nuk e ka. Por, është Vetëvendosje. A është një propozim i bërë bashkë me ne? Çdo propozim që e bëj unë pa marrëveshje, është vetëm propozim i yni. Nuk është edhe i palës tjetër. Si është propozim vetëm i yni, mund të jetë me librezë apo pa librezë, por i yni është”, tha Hamza











