Trendy

I mituri sulmohet nga një person i panjohur teksa kulloste bagëtinë në fshatin Sellcë, përfundon në spital

Para 3 orë

Një 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur teksa kulloste bagëtinë në fshatin Sellcë të Tetovës, përcjell tetova1

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 9 tetor, në orën 17:00, në SPB Tetovë nga një 60-vjeçar me inicialet Z.Z., banor i fshatit. Ai ka denoncuar se nipi i tij i mitur ishte sulmuar rreth orës 15:30.

“Të miturit i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Tetovë. Po ndërmerren masa për identifikimin dhe gjetjen e sulmuesit”, njoftojnë nga MPB-ja./tetova1.mk

Trending