Trendy

Vetura në pronësi të Spitalit të Gostivarit godet këmbësoren pranë Urgjencës, 63-vjeçarja pëson lëndime të rënda

Para 7 orë

Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që ka ndodhur pranë hyrjes së Qendrës Urgjente në Gostivar.

Sipas njoftimit zyrtar, një automjet udhëtarësh i llojit „Mercedes“ me targa të Gostivarit, i cili është në pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit dhe po drejtohej nga F.A. (52) nga fshati Çegran, ka goditur këmbësoren Z.V. (63) nga fshati Banjicë e Epërme.

Pas aksidentit, e dëmtuara Z.V. është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Për shkak të natyrës dhe seriozitetit të lëndimeve, ajo është transportuar me automjet mjekësor për trajtim të mëtejshëm në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.

Ekspertizën dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga DPB Gostivar.

Trending