Trendy

Nis sot ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë, pjesë e Korridorit 8

Para 7 orë

Ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë do të nisë zyrtarisht sot, me shënimin e fillimit të punimeve në këtë projekt infrastrukturor, i cili është pjesë e Korridorit 8.

Autostrada synon të lidhë qafën e malit Strazhë me Kërçovën dhe do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë përfshin trasenë nga fshati Cërvec deri në Kërçovë, ndërsa faza e dytë segmentin nga Dollno Strogomishte deri në Cërvec.

 

Financimi i projektit është siguruar përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.

 

Mbikëqyrjen e punimeve do ta realizojë një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Ndërtimtarisë së Maqedonisë. Kontrata për mbikëqyrje është nënshkruar më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.

Trending