Trendy

Tre persona dyshohet se grabitën një shtetas turk në Shkup

Para 2 orë

Një shtetas turk 27-vjeçar ka denoncuar se është grabitur nga tre persona në një parking në zonën e Qendrës në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 23:40, kur tre persona, duke përdorur forcë fizike, i kanë marrë viktimës para dhe çelësin e një automjeti.

Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 12 tetor, në orën 03:00. Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trending