Trendy

Publikohen pamjet nga brenda aeroportit në Riad, momenti kur raketa e Huthëve godet terminalin (Video)

Para 2 orë

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga brenda aeroportit ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, i cili u godit të dielën nga një raketë e lëshuar nga Huthët. Sipas raportimeve, sulmi shkaktoi 13 viktima dhe 309 të plagosur.

Pamjet tregojnë momentin e goditjes, ndërsa dhjetëra pasagjerë ndodheshin në sallën e nisjeve të aeroportit. Në video të tjera shihen udhëtarët që prisnin pranë portave të imbarkimit, të cilët nisin të vrapojnë drejt daljeve menjëherë pas sulmit.

Sipas gazetës amerikane The Wall Street Journal, e cila citon burime të informuara, disa prej personave të plagosur kanë pësuar amputime si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Ndërkohë, agjencia Bloomberg raporton se Arabia Saudite ka nisur të shprehë pakënaqësi për mbështetjen e kufizuar ushtarake që po merr nga aleatët perëndimorë.

Sipas raportimit, Britania e Madhe ka vënë në dispozicion një avion për furnizimin e mjeteve ajrore me karburant gjatë fluturimit. Megjithatë, aleatët perëndimorë ende nuk kanë miratuar kërkesat që Riadi ka paraqitur gjatë javëve të fundit për mbështetje shtesë në fushën e mbrojtjes.

Trending